Ujëvara e Sotirës, ‘Niagara’ e Shqipërisë
This article also exists in English
Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri natyrore dhe si
e tillë duhet promovuar për vizitorët vendas dhe të huaj. Këtë herë pata fatin
të vizitoj Ujëvarën e Sotirështtps://www.youtube.com/watch?v=skbkWzx-2us , që gjendet rreth 22 km larg qyetit të Gramshit.
Ujëvara është 100 metra dhe në verilindje të Tomorrit ndodhet burimi i madh
duke kaluar në shkëmbin gëlqeror. Lartësia
e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Panorama është e mahnitshme
nga kodra përballë ujëvarës mund të shohësh këtë mrekulli të natyrës dhe dëgjosh
gurgullimat e ujit.
Një grup të
rinjsh u nisën nga Tirana, mëngjesin e së dielës drejt Gramshit. Udhëtimi
nga Tirana në Gramsh shpalos një sërë panoramash veçanërisht në stinën e
pranverës, ku gjelbërimi dhe lulet të kthejnë buzëqeshjen. Një ndalesë e shkurtër
në Liqenin e Banjës preferohet nga të gjithë, të cilët ndalojnë për të bërë
disa foto. Pas kësaj vazhdon udhëtimi në Gramsh, ku bëhet ndalesa për një kafe
të shkurtur në sheshin e qytetit. Qyteti i Gramshit është mjaft i qetë dhe
kalimtarët përshendesin të lumtur grupin tonë.
Ndalesa e radhës është fshati Sotirë, një fshat piktoresk me
pak banorë, të cilët na tregojnë se rreth 20 shtëpi mund të jenë në këtë fshat.
Deri më tani të ardhurat e tyre vijnë nga bujqësia dhe blegtoria, por optimzimi
duket në sytë e tyre teksa shpresojnë se fshati do të jetë vend i vizituar nga
vendas dhe të huaj. Kështu shprehet edhe Erjola, pronarja e një ushqimore të
vogël dhe bar-kafe modeste. Teksa e pyesim se si ndiheni teksa shihni që fshati
juaj është bërë i njohur të paktën nga shqiptarët, ajo përgjigjet optimiste. “Mendoj
se fshati do të marri zhvillim sidomos pas lajmit të fundit që kemi dëgjuar se
fshati Sotirë është shpallur ndër 100 fshatrat turistik në Shqipëri dhe që
pritet të ketë investime. Kjo është ajo që ne duam dhe e urojmë të bëhet së
shpejti”.
Pas kësaj ndalese grupi vazhdon rrugën më këmbë e cila zgjat
rreth një orë ecje. Por deri pranë ujëvarës mund të shkohet me Jeep. Gjithsesi
grupin nuk e pengoi rruga e lodhshme për të mbërritur në peizashin magjepsës.
Teksa afrohemi dëgjohet në distancë gurgullima e ujëvarës dhe te entuziasmuar
shpejtojmë hapin për t’u ngjitur në kodër. Dhe ja tek shfaqet gjithë hijeshi Ujëvara
e Sotirës. Vendosim të zbresim poshtë për ta parë nga afër dhe për të shkrepur
foto, më pas ngjitemi në kodrën ku ulemi të pushojmë dhe të konsumojmë drekën.
Qetësia që të fal natyra e kësaj zone e bënte më të vështirë largimin tonë.
Ky ishte një udhëtim vërtet mahnitës dhe larg zhurmave të qytetit
apo jetës së lidhur me smartphone. Një vend ku nuk ekziston WiFi, por një lidhje
më e fuqishme, ajo e natyrës me njeriun.
Sugjerime:
- Ujëvara rekomandohet të vizitohet në mesin e Prillit dhe muajin Maj ku ka prurjet më të mëdha.
- · Për shkak të mungesës së infrastrukturës është e vështirë të kalohet me mjete të ulta. Shkohet me furgon ose makinë 4x4. Nga qyteti i Gramshit deri në ujëvarë udhëtimi zgjat rreth dy orë.
- · Duhet të merrni ushqime me vete pasi në atë zonë nuk do të gjeni restorante
Ujëvara e Sotirës |
Duke përshendetur Malin e Tomorrit |
Shtëpi prej guri |
Një grua duke bërë punët e fshatit |
Pamje e kapur nga kodra |
Comments
Post a Comment